Qendra Për Advokim Social së fundmi ka zhvilluar një event përmbyllës në kuadër të projektit “Përfshirja e të Rikthyerëve Rom nga Azili në Programet Aktive të Punësimit për Bashkinë Fier.
Në këtë takim u bënë bashkë përfaqësues të Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesive nga Drejtoria Rajonale e Punësimit Fier, znj Mirjeta Ramizi Menaxhere e Programit në UNDP Albania përfaqësues të organizatave lokale në Bashkine Fier dhe përfituesit kryesor të shërbimeve tona.
Ndër të tjera takimi shërbeu për të diskutuar sfidat, vështirësit, arritjet dhe për të kuptuar më shumë mbi konceptin e punësimit të integruar i cili lidhet dhe me shërbimet e tjera që individët do duhet të përfitojnë me qëllim tejkalimin e sfidave apo vështirësive që mund të hasin në jetën e përditshme.
Përmes kësaj ndërhyrje QAS ka arritur të integroj në fushën e punësimit formal 10 punëkërkues të papunë Romë por jo vetëm të cilët kanë qënë kryesisht të rikthyer nga vëndet e ndryshme të Bashkimit Europian.
Ky aktivitet mbështetet nga projekti rajonal i financuar nga BE-ja “Forcimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të kthyerve në Ballkanin Perëndimor”, i cili është pjesë e Programit të Veprimit Shumë-Vendësh IPA II që zbatohet nga UNDP-ja për të mbështetur të drejtat themelore të komunitetit Rom dhe të të kthyerve të tjerë vulnerabël, në tre vende të Ballkanit Perëndimor – në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

