Mbi Deklaratën e Poznanit
Në kuadër të javës Rome, Qendra Për Advokim Social së bashku me partnerët Qendra T’REJA, Drejtësi Sociale, Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome, Qendra për Fuqizim dhe Organizim Komunitar dhe Community Reporters Albania, organizuar një event publik ku diskutuan mbi ecurin e “Deklaratës së Poznanit” një zotim i marrë nga Qeveria Shqiptare gjatë vitit 2019 në Poloni.
Deklarata e Poznanit mbështet fuqizimin e Minoritetit Rom në disa fusha kryesore si:Punësimi, Arsimi, Shëndetëia, Regjistrimi Civil etj.
Në këtë event ishin të ftuar përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Departamenti i Administratës Publike, Delegacioni i Bashkimit Europian, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, përfaqësues të Ambasadave të ndryshme dhe aktivistë të shoqërisë civile.
Në takim u diskutua për ecurinë dhe progresin që qeveria shqiptare ka bërë për punësimin e të rinjvë Rom të diplomuar në administratës publike si një zotim i marrë gjatë vitit 2019.
Gjatë takimit doli në pah se ende nuk janë marrë masa konkrete për përfshirjen e të rinjë Rome të diplomuar në administratë publike.
Në vijim të procesit të advokimit së bashku me organizatat partnere do të hartohet një memo e cila do i dërgohet institucionet përgjegjëse me qëllim që të gjendet rruga e përbashkët për krijimin e kushteve në mënyrë që punësimi në administratë të bëhet me kuotë të dedikuar.
Levizja Rinore Egjyptiane & Rome
Fuqizim dhe Organizim Komunitar – CEO













