Prej 3 muajsh tashmë Qendra Për Advokim Social është duke zbatuar programin “PunëPublike në Komunitet” me 14 përfitues punëkërkues të papunë.
Gjatë kësaj kohe të punësuarit me kohe të pjesshme janë angazhuar kryesisht në fushën e pastrimit dhe mirëmbajtjes së lulishteve dhe godinave të pallateve në Tiranë.
Së fundmi skuadra e QAS, me në krye mentoren e programit znj, Sakollari kanë zhvilluar një takim për të kuptuar ecurin dhe nevojat e evidentuara deri në ketë periudhë që programi ka nisur zbatimin.
Nder të tjera me qellim zhvillimin e aftësive të tjera shtesë jemi duke vlerësuara kapacitetet dhe nevojat e përfitueseve për të orjentuar në kurset e formimit profesional.
Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesive


